Gjenden 203 bimë kanabisi të kultivuara në fshatrat e Krujës, ende nuk dihen autorët

Gjenden 203 bimë kanabisi të kultivuara në fshatrat e Krujës, ende nuk dihen autorët

12:17, 01/07/2023
A+ Aa A-

Janë asgjësuar 203 bimë kanabisi në Krujë.

Krujë/Vijojnë kontrollet dhe operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 23-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë.

Gjate fazës së 23-të u evidentuan dhe u asgjësuan 203 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12460 bimë narkotike kanabis.

Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 23-të të megaopacionit, në fshatin Shqezë dhe Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u asgjësuan 203 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco