Aksident në ish-parkun e Autobusave, makina kthehet përmbys

Aksident në ish-parkun e Autobusave, makina kthehet përmbys

21:44, 30/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-parkut të Autobusave në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se një makinë është përmbysur.

 Mësohet se shkaku i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe që ka pasur makina. Fillimisht drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Por për shkak të përplasjes së madhe makina është kthyer përmbys. Nga aksidenti është bllokuar komplet rruga e 21 Dhjetorit.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco