I ngacmoi të dashurën një egjiptiani, shokët e tij vrasin me thikë shqiptarin në mes të Athinës

I ngacmoi të dashurën një egjiptiani, shokët e tij vrasin me thikë shqiptarin në mes të Athinës

16:47, 30/06/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi është qëlluar me thikë dhe rrahur me shkopinj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Athinës, ku i riu shqiptar është vrarë, pasi ka ngacmuar të dashurën e një egjiptiani, raportojnë mediet greke.

Ky i fundit së bashku me dy shokë të tij e kanë rrahur me shkopinj dhe më pas e kanë qëlluar me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

I plagosuri është transportuar për në spital, por fatkeqësisht nuk ka mund dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Autoritetet greke kanë lëshuar gjashtë urdhër-arreste dhe pasditen e sotme janë lokalizuar dhe arrestuar pesë persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco