La fëmijën 1 vjeç vetëm në banesë për të blerë cigare, dënohet shqiptarja

La fëmijën 1 vjeç vetëm në banesë për të blerë cigare, dënohet shqiptarja

15:19, 30/06/2023
A+ Aa A-

Një 37 vjeçare shqiptare që la vetëm vajzën 1 vjeçe në shtëpi, për të shkuar në super market për të blerë cigare është dënuar me muaj me afat shtyrje 3 vjeçar.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 27 qershorit në Selanik, kur fqinjët dëgjuan vajzën 1 vjeçare të qajë pa pushim dhe lajmëruan policinë. Policia priste në hyrje të pallatit për 20 minuta derisa u kthye 37-vjeçarja e cila, sipas dëshmive të policëve, u tha se nuk kishte ku ta linte dhe se ishte larguar për pak të merrte cigare.

37 vjeçaria shqiptare nuk është paraqitur në gjykatë, por është përfaqësuar nga avokat, ku është dënuar sot për moskujdesje të fëmijës së mitur duke e ekspozuar në rrezik. Dënimi me afat shtyrje në Greqi lejohet të blihet me taksë, për të shmangur burgosjen e të dënuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco