Shfrytëzonin fëmijët dhe nipërit e tyre të mitur për të lypur, nisin hetimet për 11 persona në Durrës

Shfrytëzonin fëmijët dhe nipërit e tyre të mitur për të lypur, nisin hetimet për 11 persona në Durrës

13:32, 30/06/2023
A+ Aa A-

Shfytëzonin për të lypur, fëmijë dhe nipër të tyre, të moshave 2-13 vjeç, procedohen penalisht 11 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se të mitur edhe në stadin foshnjor, shfrytëzoheshin nga të afërmit e tyre, për të lypur.

Transportonin lëndë narkotike me qëllim shitjen, arrestohet 26-vjeçari dhe 20-vjeçarja në Vlorë

Për këtë veprimtari kriminale, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit Xh. H., A. B., S. B., M. B., R. A., A. K., V. A., E. A., A. A., S. A. dhe R. O., pasi në 7 raste, janë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut, teksa shfytëzonin për të lypur, të mitur të afërm të tyre, me mosha që varionin nga 2 vjeç deri në 13 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Videoja erotike në zyrën e shtetit, Berisha zbulon faturën e shantazhit: Safet Gjici u gjobit 500 mijë euro nga…

Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco