Operacion anti-drogë në Tropojë, asgjësohen 297 bimë kanabis

Operacion anti-drogë në Tropojë, asgjësohen 297 bimë kanabis

12:09, 30/06/2023
A+ Aa A-

Një operacion policor i koduar “Bjeshkët e Nemuna” ka çuar në zbulimin e një parcele kanabis në fshatin Gjonpepaj.

Policia bën me dije se pas kontrolleve me dron dhe nga toka janë zbuluar 297 bimë narkotike cannabis sativa të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.

Si rezultat i këtij operacioni është vënë nën hetim në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit ndërkohë që vijon puna për të identifikuar autorët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Kontrolle në territoret e fshatrave të qarkut dhe në ato të zonave të thella malore, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bjeshkët e Nemuna”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 297 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Gjonpepaj.

Procedohet penalisht kryetari i këtij fshati, për dyshime për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.

Si rezultat i kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, duke pasur prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, si rezultat i të cilit, në territorin e fshatit Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 297 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Gjonpepaj, shtetasin P. U., për dyshime për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco