Transportonte me një kamionçinë 33 emigrantë, arrestohet 38-vjeçari në Sarandë

Transportonte me një kamionçinë 33 emigrantë, arrestohet 38-vjeçari në Sarandë

13:21, 29/06/2023
A+ Aa A-

Sarandë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 10”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 10”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Erxhi Sulo, 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur Ura e Çukës, Sarandë, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco