SYRI TV/ Tre aksidente mëngjesin e sotëm, një viktimë dhe tre të plagosur

12:04, 29/06/2023
A+ Aa A-

Një viktimë dhe tre të plagosur është bilanci i aksidenteve rrugore të ndodhura mëngjesin e të enjtes në vendin tonë. Në aksin Zejmen- Tale, përplasen dy automjete ku për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 79 vjeç ndërsa është plagosur drejuesi i mjetit tjetër. Në Pogradec-Malqi, një 42 vjeçar i cili udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’ ka përfunduar në kanal, dhe është dërguar në Tiranë me helikopter. Ndërsa në Maliq, automjeti ka përlasur një këmbësor, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

SYRI TV

Tre aksidente të rënda rrugore janë shënuar mëngjesin e kësaj të enjte në vendin tone duke shkaktuar 1 viktime dhe 3 të plagosur. Në aksin Zejmen-Tale, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në orët e parë të mëngjesit, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”. Si pasojë, ka ndërruar jetën, pasagjeri Ndue Lleshi, 79 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur shtetasi Frederiik Lleshi, drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident. Policia nisi hetimet për ngjarjen e rëndë, duke arrestuar një 19-vjeçar që ishte drejtues i një mjetit ku ishte pasagjer 79-vjeçari.

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor, rrugor Pogradec – Maliq në afërsi të fshatit Zvirinë. Mjeti tip “BMW” i drejtuar nga 42-vjeçari ka humbur kontrollin në ecje, duke përfunduar në një kanal. Përplasja ka qenë e fortë, aq sa i ka shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të mjetit, i cili udhëtonte i vetëm. Bledar Çeçi është dërguar për kurim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. Dyshohet se shkak I aksidentit te jete bere lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuar.

Një këmbësor është aksidentuar në kryqzimin e qytetit të Maliqit nga një automjet. Përplasja ka qenë e fortë, aq sa këmbësori dyshohet se është hedhur në një distancë prej 15 metrash. Siç shihet nga pamjet, i lënduari është lënë për minuta të tëra në mes të autostradës në aksin Korçë-Maliq. Burime nga vendngjarja tregojnë se ambulanca ka shkuar me vonesë në vendin e aksidnetit, ndërsa i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar në kokë dhe trup. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco