VIDEO/ Revoltohen familjarët, i arrestuari i nxjerr gishtin kamerave

11:36, 29/06/2023
A+ Aa A-

SYRI TV ka siguruar pamjet e momentit kur policia merr me autobus të ndaluarit e operacionit antidrogë mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan.

Në video shihet momenti kur një nga të arrestuarit i nxjerr kamerave gishtin e mesit.

Të ndaluarit do të dërgohen në Tiranë me autobus. Gjatë aksionit janë vënë në pranga 45 persona.

Ndërkohë familjarët janë mbledhur përpara ambienteve të policisë për të protestuar.

Ata ankohen se nuk u kanë dhënë asnjë informacion për ndalimin e personave të afërm.

Operacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe familjarët thonë se janë terrorizuar.

Ndërkohë, as avokatët nuk po lejohen të kontaktojnë me personat e arrestuar gjatë këtij operacioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco