EMRAT-VIDEO/ Aksidenti tragjik në Lezhë, zbulohet identiteti i viktimës

10:38, 29/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ndodhi orët e vona të së mërkurës në Lezhë. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, e për pasojë humbi jetën një prej pasagjerëve.

Viktima është Ndue Lleshi 79 vjeç, nga Mirdita. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatë, në aksin rrugor Zejmen-Tale, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”.

Viktima udhëtonte në një makinë që drejtohej nga djali i tij, Frederik Lleshi 53 vjeç. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa makina tjetër drejtohej nga 19-vjeçari Glejdis Ndoj banues në Kurbin. Ky i fundit u arrestua në flagrancë nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

19-vjeçari dyshohet se po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe nuk ndaloi në kryqëzim, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

“Në mesnatë, në aksin rrugor Zejmen – Tale, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, Glejdis Ndoj 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga Frederik Lleshi 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer Ndue Lleshi 79 vjeç, banues në Mirditë. Për pasojë ka humbur jetën Ndue Lleshi si dhe ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore Frederik Lleshi. Drejtuesi tjetër Glejdis Ndoj është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në një njoftim të Policisë së Lezhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco