EMRAT - Aksident fatal në Lezhë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë/ Pranga 19-vjeçarit

EMRAT - Aksident fatal në Lezhë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë/ Pranga 19-vjeçarit

10:18, 29/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen e një 79-vjeçari Ndue Lleshi dhe plagosjen e drejtuesit të mjetit, Frederik Lleshi, 53-vjeç, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Zejmen-Tale.

Mjeti ku udhëtonin viktima dhe 53-vjeçari është përplasur me automjetin që drejtohej nga një 19-vjeçar, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë: 

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Zejmen – Tale, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, shtetasi G. N. 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi F. Ll. 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer shtetasi N. Ll. 79 vjeç, banues në Mirditë.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi N. Ll. si dhe ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi F. Ll.

Drejtuesi tjetër shtetasi G. N. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco