Dhunoi ish-partneren në sheshin Skënderbej, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Dhunoi ish-partneren në sheshin Skënderbej, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

19:07, 27/06/2023
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dhunoi ish-partneren e tij në publik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në sheshin Skendërbej, ku 31-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Mbi të rëndojnë akuzat e dhunës në familje.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i DVP Tiranë Në lidhje me një video të postuar ditën e djeshme në portalin JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetas që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, në sheshin "Skënderbej", ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar, shtetasin J. C., 31 vjeç. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e tij për veprën penale "Dhuna në familje", pasi në sheshin "Skënderbej" ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco