Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ekskluzive, policët e rrëmbyer kthehen në Kosovë, flet djali i Beqir Sefës

Ekskluzive, policët e rrëmbyer kthehen në Kosovë, flet djali i Beqir Sefës

16:07, 26/06/2023 Nga Albionë Zhitia
A+ Aa A-

Institucionet në Serbi tashmë kanë marrë vendim për lirimin e tre policëve që u rrëmbyen në territorin e Kosovës, në Leposaviq me 14 qershor.

Mustafë Shemi, Beqir Sefa, Rifat Zeka pritet të kthehen pasdite në Kosovë.

Këtë për Syri Kosova e ka konfirmuar djali i policit Beqir Sefa, Valdoni,  i cili tha se ishte njoftuar nga institucionet e Kosovës që ishte marrë vendimi për lirimin e tyre.

Ai deklaroi se sot babai i tij do të kthehet në Kosovë.

“Jemi duke i plotësuar dokumentacionet e kërkuara nga Serbia për lirim dhe po sot po ua konfirmoj juve që do të vijnë në Kosovë”.

Lexo edhe: Ekskluzive, flet gruaja e Rifat Zekës: Nuk e kam pritur lirimin e tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco