Ekskluzive, flet gruaja e Rifat Zekës: Nuk e kam pritur lirimin e tij

Ekskluzive, flet gruaja e Rifat Zekës: Nuk e kam pritur lirimin e tij

10:41, 26/06/2023 Nga Albionë Zhitia

Gjykata e Kralevës para pak minutash ka marrë vendim që të lirohen të tre policët e rrëmbyer me 13 qershor.

Në një rrëfim ekskluziv për Syri Kosovën,  ka folur bashkëshortja e Rifatë Zekës, Naxhija. Ajo ka rrëfyer se lajmin për lirimin e burrit të saj as nuk e kanë pritur.

Jo as që e kemi pritë që kanë m’i liru”, shprehet zonja Naxhije.

Tutje, ajo shton për Syri Kosovën se gjatë vizitës së në burgun e Kralevës, Rifati u ka treguar se e kanë trajtuar mirë dhe ka qenë i ndarë nga dy kolegët e tij.

“Po jam kanë në vizitë, mirë ka qenë, nuk e kanë maltretu, na ka kallxu që nuk ka qenë më një qeli me kolegët e tij, por i ndarë. Na kallxoj që edhe me ushqimi nuk ka pas probleme, vec ditët e para”, thotë Naxhija, gruaja e policit Rifat Zeka.

Kurse, djali i tij theksoi se nuk pret që sot t’i vijë në shtëpi i ati, pasi e kuptojnë procedurën e gjyqësisë.

“Jo sot nuk besojë që vijnë se janë do procedura me i plotësu dokumentet, se edhe babi na tha nuk beson që do të vijë më shpejtë”, përfundon djali i policit Rifat Zeka

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco