Kurti: Propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve në Kosovë është 'propagandë'

Kurti: Propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve në Kosovë është 'propagandë'

08:11, 07/05/2024

“Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë”. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në platformën sociale “X”.

“Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di: propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos,” shkruan Kurti.

Kurti ka përmendur edhe rastin në Banjskë dhe vrasjen e Afrim Bunjakut, shkruan RTK/

“Në Mitrovicën veriore një serb dyshohet se ka vrarë babanë dhe vëllanë e tij. Në Graçanicë, një serb dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij. Rasti Banjska është i veçantë ku 3 pjesëtarë paraushtarakë serbë vdiqën në shkëmbim zjarri me policinë pasi vranë oficerin e policisë Afrim Bunjaku më 24 shtator”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu Kurti ka treguar edhe statistikat zyrtare të policisë ku ka shkruar se tregojnë se nga viti 2021 deri në vitin 2024, në Kosovë janë kryer gjithsej 86 vrasje, ku 81 prej tyre kanë qenë shqiptarë, tre serbë dhe dy të etnive të tjera.

“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24 janë kryer gjithsej 86 vrasje në Kosove 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; 2 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tre vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë”, ka thënë ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco