Kurti në Samitin e Kotorrit ku është edhe Vuçiqi e kërkon dorëzimin e Radoiçiqit

Kurti në Samitin e Kotorrit ku është edhe Vuçiqi e kërkon dorëzimin e Radoiçiqit

11:04, 16/05/2024

Kryeministri Albin Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotorr i ka kërkuar Serbisë dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar në Kosovë për ta mbajtur përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë.

Ai këtë kërkesë e bëri në panelin ku prezent është edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, James O’Brien.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë me njohjen janë të domosdoshme për paqe, siguri dhe integrim… Kërkoj nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radoiçiqin në Kosovë dhe gjithashtu dhe grupin e tij paramilitar që e kanë vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjaku më 24 shtator”.
Kurti pati edhe një porosi për Bashkimin Europian.

“Nëse ka një porosi që dëshiroj t’i bart BE-së nga këtu, kjo është: kontrolloni progresin demokratik dhe reformat e BE-së dhe pastaj bazoni politikat në ato të dhëna.
Për të nxitur integritetin financiar dhe luftuar korrupsionin, Kurti tha se rajoni ynë do të fitojë duke qenë pjesë e autoriteteve të pastrimit të parave në BE.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco