Greqi, gjendet një grua shqiptare e vrarë me thikë në mes të rrugës

Greqi, gjendet një grua shqiptare e vrarë me thikë në mes të rrugës

07:51, 16/05/2024

Shtypi grek shkruan se 40-vjeçarja e gjetur në Menidhi është me origjinë nga Shqipëria – Sipas informacioneve ka një histori dhune në familje dhe të paktën një kallëzim/

Alarmi është ngritur në policinë greke ELAS pas informacioneve të marra mëngjesin e së enjtes për një grua të vdekur në mes të rrugës në Menidhi .

Sipas informacioneve të para nga Protothema, gruaja e cila është 40 vjeçe me origjinë nga Shqipëria, është goditur me thikë në bark, ndërsa pranë saj është gjetur një çantë.

Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje me autorin ose autorët që e kanë lënë gruan në rrugë pas rrahjes.

Pas identifikimit të gruas, policia ka nisur kërkimet në të kaluarën, duke kërkuar prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes, ku provat e para tregojnë për një histori të dhunës në familje me viktimë, gruan fatkeqe, e cila dyshohet se ka bërë të paktën një ankesë përkatëse në fillim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco