Kapen mat 4 shqiptarë në Itali/ Shisnin lëndë narkotike pranë një stacioni treni, policia gjen kokainë dhe kanabis

Kapen mat 4 shqiptarë në Itali/ Shisnin lëndë narkotike pranë një stacioni treni, policia gjen kokainë dhe kanabis

09:31, 19/05/2024

Katër shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u kapën me lëndë narkotike.

Karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të këtyre shtetasve pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico.

Për pasojë, ushtruan kontroll në makinën e tyre, zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë.

Më pas edhe nga kontrolli i ushtruar në banesat e shqiptarëve në provincat e Firences dhe Arezzo-s, u gjetën sasi të tjera hashash dhe marihuanë, peshore precize dhe materiale paketimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco