Lajçak viziton SHBA-në, takohet me Escobarin

Lajçak viziton SHBA-në, takohet me Escobarin

09:11, 07/05/2024
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka mbërritur në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar të dërguarin special të SHBA-së, Gabriel Escobar.
 
Kështu ka njoftuar Lajçak në një postim në platformën X, nga ku nuk ka dhënë detaje për temat e diskutuara gjatë takimit me Escobar.
 
Ai ka shtuar se me Escobar pret biseda tjera gjatë qëndrimit në SHBA.
 
“Sapo mbërrita në SHBA. Kam pasur një takim shumë produktiv me emisarin special të SHBA-së, Escobarin, duke hulumtuar disa biseda të thella. Po pres me padurim biseda të tjera pasuruese gjatë qëndrimit tim këtu”, ka shkruar Lajçak.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco