Përleshja dhe therja me thikë në Babaj i Bokës, zbulohet motivi i tentim vrasjes në festën e Shën Gjergjit

Përleshja dhe therja me thikë në Babaj i Bokës, zbulohet motivi i tentim vrasjes në festën e Shën Gjergjit

09:18, 07/05/2024

Festa e Shën Gjergjit që u manifestua të hënën në tyrben ‘Pulë’ në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë u shënua me një incident të rëndë. Gazeta Sinjali raportoi se një tentim vrasje u raportua dje pasdite, ku dy persona kanë mbetur të therur me thikë. Policia e ka konfirmuar rastin, teksa të dyshuarit akoma s’janë identifikuar.

Një konflikt verbal në mes të disa palëve eskaloi në përdorimin e thikës dhe për pasojë një 26-vjeçar dhe një 20-vjeçar u sulmuan me mjetin e mprehtë, teksa si pasojë e kësaj përleshje edhe tre persona të tjerë pësuan lëndime trupore.

Motivi i përleshjes dyshohet se lidhet me mosmarrëveshjen e palëve për pjesëmarrje ne aktivitetet rekreative që po zhvilloheshin gjatë festës.

Pasi rasti u denoncua, njësitë policore intervenuan në vendin e ngjarjes, ku edhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por sipas informacioneve të para është jashtë rrezikut për jetë.  

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

“Pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale, janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati (nuk dihet identiteti i tyre). Njëri prej viktimave është dërguar në QKUK, njëri në spitalin e Gjakovës, ndërsa tre të tjerët pas trajtimit mjekësor janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet.”
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco