150 euro për provim/ Pezullohet rektorja e Universitetit të Shkodrës

150 euro për provim/ Pezullohet rektorja e Universitetit të Shkodrës

11:19, 22/06/2023
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit ka pezulluar nga detyra rektoren e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi, pas denoncimit të emisionit Stop në TV Klan.

Golemi është pezulluar me urdhër të ministres Evis Kushi për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit.

Stop denoncoi mbrëmjen e së mërkurës se rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Suzana Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej që jep lëndën biokimi mjekësore për 3 degët Mami, Infermieri dhe Fizioterapi, marrin para nga studentët për të kaluar në provimet e ngelura.

Nga 120 studentë, 110 prej tyre janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kanë mundësi ekonomike japin minimalisht 150 Euro për të marrë provimin.

Pas pezullimit nga detyra, postin e rektorit e ka marrë zv/rektori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco