Legalizimi i kanabisit, eksperti: Biznes i dështuar, formë për të eksportuar ilegalisht

Legalizimi i kanabisit, eksperti: Biznes i dështuar, formë për të eksportuar ilegalisht

22:05, 21/06/2023
A+ Aa A-

Legalizimi i kanabisit mjekësor dhe industrial, një çështje që duket se në vite ka qenë në planet e qeverisë Rama, tashmë ka një formë konkrete ligjore. Në parlament është dorëzuar zyrtarisht ptojektligji, që i hap rrugë legalizimit të kanabisit, duke ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën sesi do të bëhet ky proces?

Për këtë çështje u diskutua këtë të mërkurë në A2 Business Eksperti për ekonominë, Klodian Muço, u shpreh se ekziston frika se kjo është thjesht një formë për të eksportuar jashtë vendit në mënyrë ilegale marijuanën.

“Tregu i marijuanës për arsye kurative në të gjithë Europën është vetëm 400 milionë euro. Tregu i domateve është 12 miliardë euro. Pse do të mendoni se do të kemi sukses te marijuana? Nuk ka kërkesë fare. Për vajin e marijuanës kërkesa në Shqipëri është e papërfillshme.

Italia ka bërë një ligj para 10-vjetësh dhe prodhimin ia dha ushtrisë, Ministrisë së Mbrojtjes. Në momentin që t’i e bën, a nuk ekziston ajo frika që kjo është thjesht një formë për të çuar atë marijuanën ilegale, për ta eksportuar jashtë në formë ilegale dhe do të përfitojnë vetëm ata 5 persona?! Biznes real nuk ka”, tha Muço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco