VIDEO/ Skandali seksual i Gjicit, ja çfarë kanë zbuluar hetimet deri tani

09:43, 21/06/2023
A+ Aa A-

Ka vijuar edhe ditën e djeshme përballja e Prokurorisë së Posaçme me fakte dhe të dhëna që dalin nga Bashkia e Kukësit, e cila prej disa ditësh është në valën e sulmeve të opinionit publik për shkak të një videoskandali seksual.

Por ajo që ka mbetur si një mundësi për ta çuar në fund këtë hetim është fakti se nga ajo video u shënua edhe një akt tjetër që lidhet me afera korruptive. Sipas të dhënave, bëhet me dije se tenderi që i është propozuar gruas që është protagoniste e nxjerrjes së videoskandalit është parashtruar edhe në Këshillin Bashkiak.

Aty ka pasur përplasje të forta ku një anëtar këshilli ka kundërshtuar kryebashkiakun Safet Gjici. Po ashtu mësohet se ditën kur zyrtarë të qeverisë janë nisur në drejtim të Kukësit për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Gjicit si kryebashkiaku i ri, kanë qarkulluar zëra se ai kishte një precedent që do të dilte shumë shpejt në qarkullim, por askush nuk ka menduar se bëhej fjalë për videoskandalin.

Alma Kaçi, vajza që filmoi momentet intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pritet të merret në mbrojtje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të procesit penal që ka nisur në SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale, ndërsa sipas “Ora News”, 40-vjeçares i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkohshme të daljes së saj jashtë shtetit.

Po ashtu, grupi hetimor që po ndjek dosjen ka bllokuar dhe aparatin e telefonit të Kaçit, me qëllim ekzaminimin e bisedave të 40-vjeçares në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje. E përveçse kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në Bashki, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë në pyetje disa punonjës të bashkisë Kukës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma K., në ambientet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nënkryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i videoskandalit, dhe personi që merr kontakt me Alma Kaçin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës. Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma K., për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës. Por theksoi se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco