Avokati Gjokutaj: Policia më ndaloi të shkoj në kampin e MEK! Të paktën 1 muxhahedin i vdekur

12:39, 20/06/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj, përfaqësuesi i kampit MEK ka folur për SYRI-n ku ka ngritur dyshime serioze se ka viktima nga ana e muxhahedinëve.

Gjokutaj theksoi se ai nuk u la në mënyrë brutale nga policia të jetë i pranishëm në kamp dhe se një nga drejtuesit e kampit nuk i përgjigjet në telefon, gjë e cila sipas tij do të thotë se aty ka ndodhur diçka.

Gjokutaj: Unë kam pasur një kontakt me drejtuesin e kampit me zotin Beza Safarin dhe prej 2 orësh më ka kërkuar ndihmë të shkoj në kamp pasi situata është shumë e rëndë. Nuk di të them nëse policia ka paraqitur mandat por di të them se situata atje është shumë e rëndë. ka pasur përplasje fizike, përdorim të gazit lotsjellës sipas konfirmimeve nga brenda kampit dhe së fundi më thonë se ka aty ka dhe viktima të paktën një i vdekur dhe disa të plagosur. Unë jam nisur drejt kampit dhe jam ndaluar nga policia edhe pse i kam bërë me dije se jam avokati dhe në mënyrë brutale më kanë thënë se duhet të kthehesh mbrapa sepse nuk lejohet askush përveç policisë. Nëse aty ka një  vendim gjyqësor dhe një urdhër ekzekutimi të policisë është më e rëndë fakti që avokati të marrë kontakt si me policinë si me anëtarët e kampit të MEK.

Unë tani po shof që po largohen shumë policë dhe atje po shkojnë shumë ambulanca. Kjo është situata.

Pyejte: A e kemi të konfirmuar se kemi dy të vdekur?

Gjokutaj: Unë di një të vdekur nga sa kam kontakt dhe personi quhet Dezas Safari dhe është një nga drejtuesit e kampit dhe unë po përpiqem të kontaktojë me të dhe ai nuk përgjigjet në telefon dhe kjo do të thotë se aty diçka ka ndodhur nuk e di por përsëri furgonë të policisë po kthehen me shpejtësi drejt Tiranës. Aty janë edhe dy makina të policisë shkencore dhe kjo do të thotë se aty ka pasur probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco