Përplasja me muxhahedinët/ MEK: Një person u vra nga policia shqiptare

11:39, 20/06/2023
A+ Aa A-

Prej mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit ka zbarkuar në kampin e MEK dhe në Manëz, Durrës për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane. Burimet thanë se po ushtrohen kontrolle të imtësishme në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj.

Zëdhënësi i kampit të iranianëve MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë një person brenda kampit dhe ka plagosur 36 të tjerë. Madje ata kanë postuar emrin e viktimës, duke thënë se ai quhet Ali Mostashari.

"Gjendja e Ashrafit është shumë e rrezikshme. Një person ka humbur jetën dhe 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen. Ky është një akt barbar për të qetësuar mullahët iranianë. Emri i personit të vrarë është Ali Mostashari," tha zëdhënësi i MEK.

Por policia shqiptare nuk e ka konfirmuar këtë fakt. Sipas tyre, ka pasur të lënduar nga përplasja mes tyre dhe banorëve. Ndërkohë, mësohet se janë lëshuar dhjetëra urdhër-arreste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco