Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon lirinë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon lirinë

10:58, 20/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Mësohet se Beleri për ndryshim të masës së sigurisë i është drejtuar mGjykatës së Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së lartë, ndërkohë sot në orën 14:00 pritet që të shqyrtohet kërkesa e avokatëve të tij mbrojtës, në Gjykatën e Shkallës së parë nga gjyqatarja Atalanta Zeqiraj.

Ndërkaq kujtojmë se ai është arrestuar me dyshimin e ishte pjesë e grupit që po shpërndanin para për votat, bashkë me të është arrestuar edhe bashkëpuntori i tij Pandeli Kokaveshi, të çilit iu zëvendësua masa e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ndërsa për Belerin edhe pse ka shfaqur problem shëndetësore ai vijon që të hetohet në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco