Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Skandali seksual/ Hoxha: Vajza u kërcënua, por nuk u mor në mbrojtje

Skandali seksual/ Hoxha: Vajza u kërcënua, por nuk u mor në mbrojtje

09:41, 20/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se shtetasja A.K, e cila shfaqet në video skandalin e Safet Gjicit, ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha zbuloi se A.K është kërcënuar. 

Ajo nuk është marrë në mbrojtje dhe nuk është lejuar as të nxjerrë fëmijën e saj nga Shqipëria.

"Ajo ka kërkuar mbrojtje. Ajo është kërcënuar. Por nuk është në këtë moment në mbrojtje. Ka tentuar të çojë fëmijën e vet te familjarët, diku ngjitur me Shqipërinë dhe nuk e kanë lejuar. Jeta e saj dhe familjes së saj duhet garantuar. Pa atë ky proces është i dështuar. Ajo mund të tërhiqet për shkak të presionit. Kam biseduar me të në telefon. E kanë kërcënuar dhe nuk ka asnjë mbrojtje sot", deklaroi Hoxha. 

Hoxha sqaroi se nuk kemi të bëjmë vetëm me një skandal erotik, por mund të ketë edhe korrupsion në aferën e kryebashkiakut me shtetasen A.K dhe se kjo mbetet për t'u sqaruar nga SPAK. 

Bëhet fjalë për një projekt të sterilizimit dhe strehimit të qenve të rrugës, të cilin A.K ia kërkon Gjicit për shkak të detyrës së tij si kryebashkiak. Pas aktit seksual, Gjici e drejton shtetasen A.K tek zyrtarë të tjerë të bashkisë, të cilëve u dorëzon dokumentat. E gjithë ngjarja është zhvilluar në 13 minuta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco