Tritol makinës së biznesmenit në Tiranë, çfarë ndodhi dy ditë më parë në Astir, një person i maskuar…

Tritol makinës së biznesmenit në Tiranë, çfarë ndodhi dy ditë më parë në Astir, një person i maskuar…

16:09, 18/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë, ku u regjistrua një shpërthim me tritol.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se makina e një biznesmeni nga Vlora i shkatërrua nga lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz. Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar

Po ashtu raportohet se autori ka qenë i maskuar, ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco