Tre shqiptarë vdesin në një aksident në Maqedoni

Tre shqiptarë vdesin në një aksident në Maqedoni

08:49, 18/06/2023
A+ Aa A-

Tre shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën pasi makina me të cilën ata udhëtonin ra në lumin Lepenc në Maqedoni.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli reagoi pas aksidentit që ndodhi të shtunën në rrugën Shkup-Kosovë, ku për pasojë një makinë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc, në të cilin përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë.

Njëri nga ta ka arritur të dalë nga vetura, ndërsa tre të tjerët jo, dhe kërkimet për gjetjen e tyre janë duke vazhduar.

Pacolli në një postim në Facebook, ka shkruar se nga ky aksident kanë mbetur të vdekur, N.P, M.P dhe E.P.

‘E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!’, ka shkruar Pacolli.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë mbrëmë ka dalë me një njoftim, ku ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë Volksëagen me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe një veturë BMË me targa të Kosovës, e drejtuar nga H.P. nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenec.

Në BMË përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë.

 ‘Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin ‘8 Shtatori’, ndërsa për tre të tjerët janë në vazhdim e sipër’, thuhej në njoftimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco