FOTO/ Aksident në Përmet, makina merr para 3 automjete në qendër të qytetit

FOTO/ Aksident në Përmet, makina merr para 3 automjete në qendër të qytetit

22:50, 17/06/2023
A+ Aa A-

Një automjet është aksidentuar para pak minutash në mes të qytetit të Përmetit duke shkaktuar dëme materiale.

Automjeti me targa AA216 JT me drejtues Fatjon Lahe, ka goditur tre automjete që kanë qënë të parkuara anës rrugës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit të Përmetit dhe për fat nuk kishte këmbësorë në momentin e ngjarjes pasi do të merrte përmasa katastrofale.

I riu përmetar nuk ka kontrolluar dot furinë e mjetit që drejtonte duke përfunduar tek autoveturat që ishin parkuar. Nuk ka pasur dëme në njerëz veçse materiale.

Ndaj të riut Fatjon Lahe policia do e procedojë penalisht për dëmtim prone dhe shkelje të rëndë të rregullave të qarkullimit rrugor dhe gjobë 50 mijë lekë të rinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco