Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Si u fut në Shqipëri dhe sa lekë kushton kamera që fundosi Safet Gjicin?

13:40, 17/06/2023
A+ Aa A-

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar mbrëmjen e djeshme videon e skandalit, ku kryebashkiaku i shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij.

Ai tha në “Zonë e Lirë” se filmimi i aktit është bërë me anë të një çante, që është vendosur posaçërisht në atë pamje për të filmuar aktin. Ai tha se këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri, të cilat kushtojnë rreth 300 dollarë.

“Dinamika e supozuar ka qenë kjo: Janë futur në zyrë, filmimi është bërë nga një çantë. Çanta është pozicionuar në atë pamje ku vërtet do të kryhej akti, në pjesë ballore të zyrës. Ky nuk është akti i parë, do ketë qenë akti i përsëritur.

Është vendosur çanta, e shikoni atë vrimën e vogël te zinxhiri, ajo ka një bateri. Ky është prodhim indian diku te 300 dollarë. Këto janë çanta që përdoren nga gratë të cilat duan të shantazhojnë përmes pamjeve filmike intime.

Këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri. Poseduesja e çantës ka qenë në dijeni të plotë të asaj që po filmohet dhe vazhdon të kërkojë ende pamje filmike, intime. Është e planifikuar” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco