VIDEO-SYRI TV/ Punonjëset e fasonerisë në Fier në protestë: Kemi dy muaj që nuk marrin pagën

11:47, 16/06/2023
A+ Aa A-

Dhjetra punonjëse të një fasonerie në Fier kanë protestuar mëngjesin e kësaj të premteje, pasi prej dy muajsh nuk kanë marrë pagat. Ato kërkojnë pagat e prapambetura, ndërsa tregojnë se aktualisht shumë prej tyre kanë mbetur dhe pa punë. Punonjëset tregojnë se paga që marrin në fasoneri janë i vetmi burim të ardhurash për familjet e tyre.

SYRI TV

Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Fierit, protestuan mëngjesin e të premtes pasi prej muajsh nuk kanë marrë pagat.

Sipas punonjëseve, prej dy muajsh ato nuk paguhen, ndërsa një pjesë prej tyre kanë mbetur dhe pa punë.

Gratë në protestë, treguan se shkak i vonesës së pagave është bërë ndryshimi i administratorëve të kompanisë.

Protestueset shprehen se janë ankuar në zyrën rajonale të punës, por ky institucion është justifikuar me faktin se drejtuesit e kompanisë nuk u hapin telefonin.

Gaz.Xh.Beheraj. Op.A.Mara. Red.J.Hoxhaj. Mont. L.Kotri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco