SYRI TV/ Rrebeshi i shiut, dëme në Maliq. Banorët: Vërshimi i menjëhershëm, s'patëm kohë të merrnim masa

11:45, 16/06/2023
A+ Aa A-

Reshjet e një dite më parë, kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në fshatin Zëmblak të Maliqit.

Pamjet që po shihni tregojnë se vërshimi i ujit ka shkatërruar infrastrukturën rrugore të fshatit, ndërsa ka depërtuar edhe në banesa, hangare apo objekte biznesi në këtë fshat.

Banorët thonë se rrebeshi i shiut ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në kulturat bujqësore, ndërsa inertet kanë përfunduar në tokat e mbjella.

Sipas banorëve, uji vërshoi menjëherë dhe i gjeti të papërgatitur, duke mos pasur mundësi për të marrë masa për parandalim apo minimizim të dëmeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco