Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kishin mbetur të izoluar në plazhin e Gjipesë, pas 9 orësh Policia shpëton 4 turistët

Kishin mbetur të izoluar në plazhin e Gjipesë, pas 9 orësh Policia shpëton 4 turistët

08:57, 16/06/2023
A+ Aa A-

Kishin mbetur të izoluar në një terren të thepisur, në plazhin e Gjipesë, shërbimet e Policisë iu shkojnë në ndihmë 4 turistëve, njëri prej të cilëve ishte i dëmtuar për shkak të rrëzimit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, nga Komisariati i Policisë Himarë, një grup i Delta Force, shërbimi i zjarrfikëses dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ditën e djeshme, salla operative e DVP Vlorë është njoftuar se 4 turistë të cilët po eksploronin zonën, midis fshatit Ilias dhe plazhit të Gjipesë, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, kishin mbetur të izoluar brenda një grope, dhe njëri prej tyre turistëve ishte rrëzuar.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet e zjarrfikëses kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 4 turistëve.

Pas 9 orësh kërkimi, në terren të vështirë dhe në kushtet e errësirës, u bë i mundur lokalizimi i turistëve, të cilët janë nxjerrë fillimisht nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar dhe më pas janë transportuar me mjetin e ambulancës, në spitalin e Himarës, për kontroll mjekësor.

Pas kontrollit mjekësor, të katërt turistët janë kthyer në vendin ku ishin akomoduar dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco