VIDEO/ Përmbytje në disa fshatra të Korçës, rrezikohen banesa e kafshë

21:22, 15/06/2023
A+ Aa A-

Përmbytje të shumta kanë ndodhur gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme në disa zona të Korçës dhe Maliqit.

Siç raporton gazetarja e SYRI TV, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në fshatin Shamoll të Korçës.

Në videot e siguruara nga SYRI TV shihet se rrjedha e ujit ka vërshuar drejt fshatit dhe ka përmbytur plotësisht një stallë ku mbahen kafshë dhe bazë ushqimore për bagëtitë.

Prurjet janë shumë të mëdha dhe rrezikohen të mbyten rreth 100 krerë bagëti, ndërsa apelohet për ndihmë emergjente nga bashkia e Korçës dhe Emergjencat Civile.

Në zonën e Zëmblakut në Maliq janë përmbyten rrugët kryesore dhe dytësore. Si pasojë e daljes nga shtrati të përrenjve të fshatit uji ka vërshuar jo vetëm në rrugë, por ka depërtuar edhe në disa prej banesave të fshatit.

Emergjencat civile, përfaqësues të bashkisë dhe policisë kanë shkuar në fshat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco