SYRI TV/ Zvarritja e Rindërtimit, Kombinati 'nën' plehra. Qytetari: Këtu ka rënë kolera, të pastrohen

14:19, 14/06/2023
A+ Aa A-

Pallatet e dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kombinatit janë kthyer në vendgrumbullim mbeturinash. Qytetarët kanë shprehur për Syri Tv situatën shqetësuese, për shkak të erës së rëndë, ndërsa i kanë bërë thirrje bashkisë për masa emergjente.

SYRI TV

Teksa kanë kaluar thuajse 4 vite nga tërmeti I vitit 2019, procesi I rindërtimit ka ngecur, duke  lënë pa zgjidhje qindra familje. Ndërkohë, kjo zvarritje ka krijuar një tjetër problematikë. Syri Tv ka kryer një vëzhgim në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku tashmë pallatet gati për t’u shembur  janë kthyer në vendgrumbullim  plehrash të gjithfarëllojshme.

Qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me këtë situatë, e cila agravon çdo ditë e më shumë.

Plehrat dhe era e rëndë janë evidente, por mesa duket vetëm këto nuk mjaftojnë që bashkia Tiranë të marrë masa të menjëhershme për pastrimin dhe izolimin e pallateve.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco