‘Grup i strukturuar kriminal’/ SPAK urdhër-arreste për disa persona, mes tyre ish-shoferi i Ardi Veliut

‘Grup i strukturuar kriminal’/ SPAK urdhër-arreste për disa persona, mes tyre ish-shoferi i Ardi Veliut

13:29, 14/06/2023
A+ Aa A-

SPAK ekzekuton 18 urdhër arreste për disa të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal.

Sipas burimeve për SYRI-n, mes të arrestuarve ka dhe policë.

Po kështu mësohet se mes tyre është dhe Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Mes personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër arreste ka edhe punonjës policie. Akuzat për pastrim të produkteve të veprës penale, kondrabande të mallrave në kuadër të grupit kriminal.

Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco