VIDEO/ Marku, arushi shqiptar i çliruar pas 20 vjetësh, shijon më në fund lirinë

VIDEO/ Marku, arushi shqiptar i çliruar pas 20 vjetësh, shijon më në fund lirinë

18:03, 13/06/2023
A+ Aa A-

E mbani mend Markun, ariun shqiptar që mbahej i burgosur prej 20 vjetësh në një kafaz të vogël në Shqipëri?! Organizata ndërkombëtare Four Paws, e cila e shpëtoi Markun, ka dhënë informacione shumë prekes lidhur me të.

“6 muaj më parë ne e shpëtuam Markun, arushin e fundit të mbajtur në restorant në Shqipëri, - njoftoi organizata. -  Që atëherë, ai ka bërë përparim të madh! Vendosja në rezervatin e arinjve Arbesbach (BÄRENWALD Arbesbach) në Austri ishte e vështirë  për të, pasi Marku kishte jetuar në një kthinë të vogël me beton për 20 vjet.

Ai nuk njihte as erën e pemëve, as rehatinë e kashtës, as pamjen e borës.

Natyra rreth tij me të gjitha erërat dhe tingujt e saj ishte dërrmuar. Por ne i dhamë Markut kohën që i duhej.

Pasi kaloi javë në strofkën e tij duke vëzhguar gjithçka dhe duke pushuar, Marku më në fund gjeti guximin të dilte nga streha e tij e sigurt.  Që atëherë, ai nuk është ndalur më. I lirë! Shikoni rrugëtimin e Markut drejt lirisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco