Vrasja e 19-vjeçarit në Shkozë, Apeli lë në burg katër të rinjtë

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkozë, Apeli lë në burg katër të rinjtë

13:08, 30/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit kanë lënë në burg katër të rinjtë e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 31.03.2024 pranë në Shkozë.

Ku pas një konflikti të ndodhur mes dy grupe të rinjsh, ndërroi jetën 19-vjeçari Aurelio Dervishi.

“Apeli” ka lënë në burg të rinjtë, Frensi Shehi, Bjorni Shehi, Shaqir Hazufi si edhe Irhad Ismalaj.

“Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Policia gjyqësore, ka referuar se më datë 31.03.2024, rreth orës 21:45, pranë pastiçeri “Tito”, afër maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë, ka ndodhur një konflikt midis dy grupe të rinjsh. Si pasojë e këtij konflikti fizik midis tyre, ka ndërruar jetë shtetasi Aurelio Dervishi, i cili është qëlluar me mjet prerëse. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit Frensi Shehi si dhe ndaj të miturve në konflikt me ligjin shtetasve me iniciale Shaqir Hazufi, Bjorni Shehi si edhe Irhad Ismalaj të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 76-25 të Kodi Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 869 Regj.Them, datë 04.04.2024, ka vendosur:

1.            Pranimin e kërkesave.

2.            Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Shaqir Hazufi.

3.            Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

4.            Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Bjorni Shehi.

5.            Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin Bjorni Shehi atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

6.            Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të riut në konflikt me ligjin Frensi Shehi.

7.            Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin Frensi Shehi atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

8.            Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Irhad Ismalaj.

9.            Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin Irhad Ismalaj atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

– Nga personi nën hetimi i mitur në konflikt me ligjin  me iniciale B. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e masës së sigurimi personal me një masë tjetër sigurimi më të butë, si ajo e “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim  i mitur në konflikt me ligjin me iniciale I. I, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e një masë sigurimi më të butë, si ajo e“detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “vendosja e të miturit në mbikëqyrje”.

– Nga personi nën hetimi me iniciale F. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e masës së sigurimi personal me një masë tjetër sigurimi më të butë, si ajo e “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

– Nga personi nën hetimi i mitur në konflikt me ligjin  me iniciale B. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, në lidhje me masën e  sigurimi  duke caktuar si masë sigurimi atë të “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 29.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Alma Ahmeti, vendosi:

Miratimin e vendimit Nr. 869 akti, datë 04.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco