Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Shijaku i rindërtuar i mbuluar me plehra, bashkia asnjë masë për pastrimin e qytetit

13:52, 30/04/2024
A+ Aa A-

Shijaku është rikthyer në një landfill plehrash. Prej ditësh rrugët e këtij qyteti janë të tejmbushura me plehra, dhe bashkia nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e saj. Përveç premtimeve boshe te kryebashkiakut dhe fotove në facebook, situata në terren është ndryshe. Jo vetëm koshat e plehrave që janë mbushur, por edhe anash rrugëve ka mbeturina kudo.

Syri tv

Qyteti i rindërtuar pas tërmetit tashmë është rikthyer në një landfill plehrash. Koshat e mbeturinave janë të tejmbushur dhe prej më shumë se një jave nuk janë pastruar nga kompania nën menaxhimin e pushtetit lokal të Bashkisë së Shijakut.

Kamera e syri Tv ka qenë në qytetin e Shijakut dhe ka vëzhguar të gjitha rrugët dhe përveç se koshave që janë të tejmbushur, edhe anash rrugëve ka grumbuj me plehra.

Por jo vetëm i gjithë qytete është nën pushtetin e plehrave, ku banorët nën zë ankohen për ndotjen e ambientit dhe kanë frikën e përhapjes së ndonjë sëmundje, por edhe varrezat e qytetit nuk i kanë shpëtuar plehrave.

Por është paradoksale, pasi teksa i gjithë qyteti është nën pushtetin e plehrave, katër ditë me parë kreu i bashkisë së Shijakur Elton Arbana e reklamon qytetin që ai drejton si me të pastër dhe madje në foto të shkrepura tregon me krenari se si ekipi i gjelbërim pastrimit por pastron rrugët. Por duket se Arbana ka harruar të shoh se në akset kryesore te qytetit vendi është i mbushur me plehra, dhe rrezikon edhe përhapjen e ndonjë sëmundje nga ndotja e ambientit. /Gaz: A.Aliaj, pamje: Syri, mon: L.Kotri/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco