SYRI TV/ Ostren, fëmijët pa shkollë, s’ka transport, prindërit: Janë të vegjël, duhet furgon

15:12, 30/04/2024
A+ Aa A-

Prindërit e 25 nxënësve në njësinë administrative Ostren në Dibër kanë protestuar këtë të martë sepse fëmijëve u është hequr transporti për në shkollë. Ata shprehen se nuk dine arsyet, por drejtori i shkollës deklaron se po përpiqet që të riktheje transportin për fëmijët të cilët prej ditësh nuk kanë shkuar në shkollës.

Syri tv

Heqja e fugonit, ka detyruar prindërit e 25 nxënës të njësisë administrative Ostren të Dibrës të mos dërgojnë në shkollë fëmijët e tyre. Ata deklarojnë se janë njoftuar nga drejtoria e shkollës që të marrin masa vetë për të çuar në shkollë se linja urbane që ekzistonte prej 5 (pesë) vitesh ishte hequr duke mos dhënë asnjë informacion më shumë për arsyet. Pas kësaj prindërit e revoltuar rrëfejnë se nuk mund ti dërgojnë fëmijët e tyre ne këmbë ne shkolle dhe privatisht nuk kanë mundësi financiare

Çlirim Muça  drejtor i shkollës se mesme të bashkuar  Eles Koçi, shpjegon vendimin e këshillit te ministrave se cilët nxënës përfitojnë nga transporti, dhe e cilësoi këtë vendim si mosnjohje te situatës në terren. Muça premton se kjo situata do të zgjidhjet.

Fëmijët që frekuentojnë këtë linjë janë të klasave fillore dhe për shkak të terrenit të vështirê malorë prindërit nuk i lejojnë te bëjnë rrugën në këmbë. / Gaz: N.Feta, pamje: syri, mon: L.kotri /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco