VIDEO/ Protesta: Veliaj blindon bashkinë, gardhi metalik ngulet me vida në tokë

13:17, 30/04/2024
A+ Aa A-

Edhe pse është në zyrat e SPAK ku po merret në pyetje për mega-aferën e inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj ka lënë porosi që godina e Bashkisë të blindohet sa më mirë.

Këto pamje tregojnë se si është ngritur gardhi metalik disa orë përpara protestës.

Ndërkohë, struktura metalike është ngulur më vida në tokë që të mos shkulet lehtë nga protestuesit.

Kujtojmë se opozita pritet të protestojë sot në orën 16:30 duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt për aferat e shumta.

Skandali më i fundit është ai i drejtorëve të Veliajt, të cilët kishin hapur një kompani të tyren dhe merrnin tenderat e bashkisë.

Një skandal i këtij niveli nuk është parë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco