VIDEO/ Durrës, arrest me burg 40-vjeçarit që mori peng fëmijët dhe qëllonte me breshëri automatiku

14:23, 17/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg, 40-vjeçarit Aleks Marku, i cili dy ditë më parë qëllonte me automatik nga banesa e tij ndërkohë që mbante brenda dy fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç. Gjyqtar i çështjes ishte Shkëlzen Liqaj.

Më 15 maj, Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit u bë për 5 vepra penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” - “Heqja e paligjshme e lirisë” - “Shkatërrimi i pronës” -  “Prishja e qetësisë publike” -“Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Marku, në proces divorci me bashkëshorten dhe nën efektin e lëndëve narkotike, kishte halucinacione sikur po e sulmonin armiq imagjinarë. Ndaj, për katër orë me radhë, nga banesa me qira që kishte marrë në Durrës për të kaluar disa ditë me fëmijët e tij, ai qëllonte me kallashnikov jashtë duke vënë në rrezik serioz për jetën, fëmijët e tij dhe forcat e Policisë që kishin rrethuar zonën dhe i kërkonin të dorëzohej.

Dorëzimi i Aleks Markut u arrit falë bashkëpunimit të djalit të tij 11-vjeçar si negociator me forcat e policisë për ta qetësuar dhe për ta nxitur që të dorëzonte automatikun dhe të hapte derën e jashtme për t’u dorëzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco