Nuredin Dumani nuk dëshmon sërish në Gjykatën e Posaçme, ja arsyeja

Nuredin Dumani nuk dëshmon sërish në Gjykatën e Posaçme, ja arsyeja

10:22, 13/06/2023
A+ Aa A-

Nuredin Dumani u rikthye sërish këtë të martë në GJKKO për të dëshmuar lidhur për krimet që kanë kryer në bashkëpunim me Talo Çelën.

Në këtë seancë, para se Dumani të rrëfente, Prokuroria e Posaçme përmes përfaqësues Doloreza Musabelliu, kërkoi shtyrjen e seancës për shkak të sigurimit të provave të reja.

Për shkak të sekretit hetimor, ajo nuk dha detaje rreth kësaj çështje, ndërsa gjykata pranoi kërkesën, për caktuar një datë tjetër, 21 qershor ora 09:00, për seancën e radhës.

Për shkak të rrethanave të reja, Nuredin Dumani, pavarësisht se për të dytën herë u paraqit i gatshëm për të dëshmuar, nuk arriti dot edhe këtë të martë të tregonte versionin e tij për ngjarjet e ndodhura në harkun kohor prej rreth 3 vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco