Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Qëlloi me kallashnikov, vihet në prangat e policisë 36-vjeçari në Poliçan

Qëlloi me kallashnikov, vihet në prangat e policisë 36-vjeçari në Poliçan

10:03, 13/06/2023
A+ Aa A-

Kreu qitje me armë zjarri automatik, në një zonë jashtë qendrave të banuara, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit automatik dhe 4 gëzhoja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, menjëherë pas informacioneve të marra se një shtetas kishte kryer qitje me armë zjarri, në një zonë jashtë qendrave të banuara, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të mbështetura nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. M., 36 vjeç, banues në Otllak, Berat.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Berat e kanë ndaluar 36-vjeçarin teksa drejtonte një automjet, në fshatin Mbrakull, Poliçan, menjëherë pasi kishte kryer qitjen me armë zjarri automatik, në një zonë jashtë qendrave të banuara.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi E. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri automatik dhe 4 gëzhoja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco