VIDEO-SYRI TV/ Përplaset me një furgon, humb jetën 28 vjeçari në Lushnje

13:05, 12/06/2023
A+ Aa A-

Dy aksidente rrugore janë regjistruar në vend këtë të hënë, me një bilanc prej 1 viktimë dhe dy të plagosur. Në Lushnje humbi jetën një 28-vjeçar që po udhëtonte me motor, ndërsa në Lezhë mbetën të lënduar një çift që po udhëtonin me një mjet që doli nga rruga.

SYRI TV

Mëngjesi i kësaj të hëne nisi me një viktimë dhe dy të plagosur në dy aksidente të ndryshme rrugore në vend. Në Lushnje, në fshatin Ngurrëz, humbi jetën 28-vjeçari Sherif Metushi i cili teksa ishte duke udhëtuar me motor, u përplas nga një furgon që drejtohej nga 32-vjeçari Arben Shehini.

Drejtuesi i furgonit, i cili dyshohet se ka qenë shkaktar i aksidentit, është ndaluar nga policia dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. policia gjithashtu ka marrë në pyetje edhe pasagjerët që ndodheshin në furgon, të cilët ishin punëtor të një pike grumbullimi, për të hedhur më shumë dritë mbi aksidentin.

Ndërkohë, një banor i fshatit ku ndodhi aksidenti, tregon se shkak i ngjarjeve të tilla është rruga pa sinjalistikë dhe elementë sigurie.

Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotmëm në superatradën Lezhë Shkodër, ku kanë mbetur të plagosur dy person. Një automjet që drejtohet nga 29 vjecari Gjoke Gjokhilaj ka dalë nga rruga tek kryeqëzimi i Pirajve dhe përfundoi e përmbysur në një parcelë. Per pasoje ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja qe ndodhej me te.  Ata jane derguar per ndihme mjekesore ne spitalin e Lezhes dhe ndodhen jashte rrezikut.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco