EMRI/ I dënuar me 14 vite burg në Itali, arrestohet në Shkodër 47 vjeçari

EMRI/ I dënuar me 14 vite burg në Itali, arrestohet në Shkodër 47 vjeçari

11:27, 01/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë një 47 vjeçar vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me mbi 14 vjet burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuar është shtetasi Armand Dani (Isaj), 47 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novaras, Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Shtetasi Armand Dani duhet të vuajë nga dënimi total, edhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Njoftimi/ DVP Shkodër

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 47-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me mbi 14 vjet burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Interpol Tiranës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në lagjen “Dobraç”, kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

- Armand Dani (Isaj), 47 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novaras, Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Shtetasi Armand Dani duhet të vuajë nga dënimi total, edhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin S. H., 64 vjeç, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve. Vijon puna për kapjen e shtetasve Z. M dhe S. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco