Dërgohet në burgun e Korydallos, Laert Haxhiu, i arratisuri që u arrestua në Janinë

Dërgohet në burgun e Korydallos, Laert Haxhiu, i arratisuri që u arrestua në Janinë

09:44, 28/05/2023
A+ Aa A-

Mediat greke njoftojnë po mbahet në burgjet e Korydallos 31-vjeçari Laert Haxhiu, i cili u arrestua pas një ndjekjeje policore në Janinë dhe konsiderohet si kreu i masakrës së Lushnjës në vitin 2017. Ndaj tij ishte shpallur një urdhër-arresti ndërkombëtar pas një njoftimi të kuq. nga Interpoli i Shqipërisë.

Sipas avokatit të tij, i kërkuari në shtetin fqinj, Shqipëri si pjesëtar i një organizate kriminale, do të kërkojë azil në Greqi pasi siç pretendon ai, familja e tij ndodhet në Shqipëri në hakmarrje.

Autoritetet shqiptare, siç raporton Agjencia e Lajmeve në Athinë, do të lëshojnë një kërkesë për ekstradimin e tij në shtetin fqinj.

Dy shqiptarët që u arrestuan me të pas ndjekjes policore u lanë të lirë pasi i kërkuan falje hetuesisë dhe prokurorit, për veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco