SYRI TV/ Arjan Gosa ndodhej në lokal me të atin, policia në kërkim të autorit Habib Rexha

15:30, 22/05/2023
A+ Aa A-

Habib Rexha është shpallur në kërkim ai autori i dyshuar i ekzekutimit me një plumb në ballë të Arjan Gosës. Ai prej disa ditësh kishte vëzhguar viktimën. Një automjet tip Wolsvagen me ngjyrë gri ka përdorur Rexha të cilin e ka lënë pak metra larg lokalit ndërsa qitja e armës pistoletë është bërë me dorën e majtë. Syri tv  ka siguruar edhe foton e mometin kur auroti pas ekzekutimit largohet me nxitim nga vendngjarja.

SYRI TV

Teksa qëndron ende në arrati, autori i ekzekutimit me një plumb na ballë I Arjan Gosës, Habib Rexha ka planifikuar dhe vënë në zbatimin planin e tij për vrasje i vetëm. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Habib Rexha ka përdorur automjetin e tij tip WOLSVAGEN në ngjyrë gri, të cilin e ka parkuar pak metra larg vendit të ngjarjes. Ndonse nga fotot e siguruara nga kamerat e sekuestruara nga grupi hetimor ai shihet se del me nxitim nga ambientet e lokalit dhe me qese ne dorë, me të cilin ka mbulur edhe armën.

Policia pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim të autorit, ka orfuar 10 mijë euro për çdo informacion ndihmues për ta arrestuar. Syri  Tv ka siguruar edhe video  si dhe foton ku duket babai i 48 vjeçarit Arjan Gosa pranë trupit të djalit pas ekzekutimit,  Burime per Syri Tv bejne me dije se autori i ngjarjes prej disa kohesh ka mbajtur nen vezhgim viktimën. Ndërkohë Arma pistoletë është shkrepur me dorën e majtë pasi autori doren e djathe e ka te demtuar. Ka dyshime se Habib Rezha eshte arratsur ne veri te vendit. Nderkohe qe grupi hetimor ka sekuestruar kamerat ne zone per shkak se brenda ambienteve te lokalit nuk ka pasur te instaluara kamera sigurie. Kjo ngjarje vjen fill pas vrasjes së dyfishtë për një konflikt banal që ndodhi më 29 mars, ku pas sherri banal vdiqën Edmond Gosa, vëllai i Arjan Gosës, dhe Altin Rexha.

Pyetja 'Pse më sheh ashtu' nga Edmon Gosa ka irrituar Altin Rexhës, i cili ka marrë thikën dhe ka plagosur Edmond Grosën. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur Altin Rexhën, por edhe vetë Edmond Gosa humbi jetën nga plagët që mori nga plagosja me thikë. Fisi Gosa mbahen edhe si “të fortët” në Kavajë. Në momentin që Gosa ka qëlluar me armë, në vend ngjarje ka qenë edhe fëmija i Altin Rexhës, i cili ishte futur në një dyqan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco