SYRI TV/ Drejtuesit e mjeteve: Aksi Qafë Thanë - Prrenjas, i rrezikshëm, hidhet vaj në rrugë

15:35, 10/05/2023
A+ Aa A-

Aksi rrugor Qafë Thanë - Prrenjas, për drejtuesit e mjeteve është e rrezikshme, pasi ndodhin aksidente të shumta. Ata kërkojnë marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve. Disa banoret shprehen se në këtë aks hidhet vaj apo nafte që shkakton aksidentet por, ky pretendim u mohua nga policia e Elbasanit.

Syri Tv

Edhe pse një ditë me parë në aksion rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, u regjistruan 6 aksidente rrugore, me 1 të vdekur e  4 të plagosur,  nga vëzhgimi i kameras së Syri tv, nuk është konstatuar asnjë patrulle policore.

Drejtuesit  e mjeteve dhe banorët e zonës shprehen se ky aks mbetet një nga rrugët më të rrezikshme. Ata shprehen se në zonë mungon prezenca policore, dhe kërkojnë marrjen e masave.

Disa prej tyre ngrenë dyshime se në këtë aks hidhet vaj apo nafte e cila shkakton aksidentet.

Ndërkohë syri tv kontaktoi me policinë Elbasan të cilët u shprehen se  nga verifikimet në terren nuk është konstatuar vaj në rrugë dhe se asnjë nga aksidentet  rrugore në këtë aks, nuk ka rezultuar që shkak të ketë qenë hedhja e vajit në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco